
Është identifikuar autori i krimit të dyfishtë në Mat.
Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar është shtetasi Kujtim Koxha, i cili është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë i janë vënë tashmë nga pas për ta kapur dhe arrestuar.
Ngjarja ndodhi para pak minutash, ku të vdekur mbetën dy punonjës të Bashkisë, ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë.
Sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur një konflikt mes dy lagjeve, për një rrugë, dhe punonjësit e bashkisë konkretisht shoferët ndodheshin aty për të zgjidhur problematikën.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.
Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur.