EMRI/Abuzoi seksualisht për 16 vite me vajzën e tij, gjykata jep vendimin...

EMRI/Abuzoi seksualisht për 16 vite me vajzën e tij, gjykata jep vendimin për babain nga Tirana

75
0
Shares

Është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës babai që u akuzua se për shumë vite ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Mësohet dhe identiteti i 61-vjeçarit. Ai është Qirjako Nakuçi.

I referohemi ngjarjes që u bë publike ditën e djeshme, ku babai 61-vjeçar për shumë vite e radhë kishte abuzuar seksualisht më vajzën e tij.

Denoncimi është bërë nga vajza, sot 25 vjecare, dhe në momentin e abuzimit të parë, vetëm 9 vjeçe. Vajza ka rrëfyer gjithçka tek murgeshat, ndërsa në moshën 19 vjeçare ka mbetur shtatzënë me babain e saj dhe e ka abortuar fëmijën.

Ishte viti 2002 kur në një familje shqiptare në Tiranë drama e një divorci u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Tre fëmijë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, më e madhja 9 vjece, qëndruan me babain e tyre 45-vjecar me inicialet Q.N.

Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit. Një dhomë modeste në Tiranë, brenda së cilës jetonin 4 persona, fëmijët me babain, rrethuar nga skamja.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY