EMRAT/Arrestohen për një portofol, por u zbulohen dhe 4 vjedhje të tjera

EMRAT/Arrestohen për një portofol, por u zbulohen dhe 4 vjedhje të tjera

53
0
Shares

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, teksa po përpiqeshin të vidhnin një portofol. Por nuk mjafton me kaq.

Ata janë arrestuar pasi nga verifikimet e bëra nga policia,  Astrit Lushaj, 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, rezultojnë të kenë kryer edhe të paktën 4 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Pas hetimeve, konkretisht dy personat e sipërpërmendur dyshohen edhe për këto vjedhje:
1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.

3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY