25 vite nga vdekja e aktorit të madh, drejtoresha bën falje publike,...

25 vite nga vdekja e aktorit të madh, drejtoresha bën falje publike, deputeti e përgëzon: Akt qytetar

235
0
Shares

U bënë plot 25 vjet nga vdekja e aktorit të madh shkodran Tano Banushi. E teksa kanë kaluar 25 vite, dje është përkujtuar vdekja e Artistit të Popullit.

Rita Gjeka, drejtoresha e Teatrit të Shkodrës,ka kërkuar falje publike pas 25 vitesh.Kjo falje ka ardhur pasi ditën kur trupi i tij do të përcillej për në banesën e fundit, ai nuk është lejuar të mbahej në teatër për të kryer homazhet.

“Kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë. Na takon ne me kërku falje sot se 25 vjet më parë ai nuk u lejua të hynte në teatër për të bërë homazhe. Makina mortore është sjellë rreth e qark teatrit e mandej ka shku. Ka 25 vjet që më vjen marre për këtë gjë”. shkruante drejtoresha.

Pas këtij akti të drejtoreshës së teatrit ka reguar edhe deputeti i LIS-së Luan Rama, i  cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, përshendet aktin dhe e cilëson atë shumë human.

Ai ka thënë se është një model prej nga duhet të mësojnë kolegët e politikës.

Statusi i deputetit Luan Rama:

“Akt qytetar i drejtoreshës së teatrit “Migjeni” në Shkodër!

Dje u mbushën 25 vjet prej ndarjes nga jeta të “Artistit të Popullit” Tano Banushi! 
E, drejtoresha e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka, me një akt qytetar e fisnik, ka kërkuar ndjesë publikisht për marren e një tufe idiotësh, të cilët 25 vjet më parë, nuk lejuan që Tano Banushit, artistit më të madh të skenës së humorit shqiptar, t’i bëheshin nderimet e përcjelljes për në banesën e fundit në teatrin “Migjeni”!!!
Të lumtë Rita e faleminderit për shembullin dhe kurajon qytetare!
Një model prej nga duhet të mësojnë kolegët e mi të politikës!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY