DËSHMIA/’Kush je ti, kush jam unë,…jo ti po unë”, gruaja vrau veten...

DËSHMIA/’Kush je ti, kush jam unë,…jo ti po unë”, gruaja vrau veten mes familjarëve pas debatit me policin

258
0
Shares

U klasifikua si vetëvrasje, ngjarja e ndodhur në qytetin e Durrësit, ku gruaja e policit Hajdari vrau veten me armën e tij.

Vetëm disa orë më parë, gjykata vendosi masën e dënimit për policin, detyrim paraqitje dhe ende ai mban akuzën si përgjegjës ndaj vetëvrasjes së saj, për shkak se nuk ka siguruar armën siç e përmban rregullorja.

 47- vjeçarja Mirjeta Hajdari dyshohet se u vetëvra në prezencë të të shoqit dhe familjarëve të tjerë në oborrin e shtëpisë. Shkak, sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi i Policisë Sherif Hajdari, është bërë një debat i momentit mes tyre.

Sipas të dhënave nga hetimorët, gruaja ka shkrehur pistoletën në sy të bashkëshortit, kunatës dhe familjarëve të tjerë që ndodheshin në ato momente në oborrin e banesës 3- katëshe ku jeton familja Hajdari.

DËSHMIA E POLICIT
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ishte vetë efektivi Sherif Hajdari ai që ka lajmëruar kolegët e tij për ngjarjen e rëndë. Pas shoqërimit në Polici, ai ka rrëfyer dinamikën e saj, por më pas ai u prangos për shkaktim të vetëvrasjes.

“Ishim duke debatuar për gjëra të përgjithshme në familje. Nuk kishim ndonjë debat specifik, të paktën jo për motive të dobëta. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem për tensionin e lartë. Ishte ora rreth 13.00 dhe siç thashë po debatonim me njëri-tjetrin. Aty ishte kunata ime (nusja e vëllait) dhe familjarë të tjerë, pasi kemi një shtëpi 3-katëshe dhe jeton aty edhe vëllai im me familjen. Llaf pas llafi, ‘jo kështu po ashtu’, debati mori përmasa të tjera. ‘Kush je ti, kush jam unë’, ‘jo ti po unë’. Kështu muhabetesh, në dukje pa rëndësi, por që prodhonin debate. Kur ndërkohë që dolëm përjashta, Merita shkoi në dhomën tonë të gjumit, mori pistoletën time dhe doli në oborr ku ndodheshim ne të tjerët. Aty drejtoi pistoletën në kokë dhe qëlloi veten. Sa e pashë që kishte pistoletën në dorë, i thërrita ‘mos, mos’, por ndërkohë ajo e shkrepi pa më dhënë mundësinë t’ia hiqja nga dora. Kjo është dinamika e ngjarjes. Nuk kishte ndonjë arsye madhore për të ndërmarrë aktin e rëndë. Jemi shumë të dëshpëruar pasi unë humba bashkëshorten, ndërsa djemtë e mi nënën e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera efektivi para kolegëve të tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sipas Panoramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY