U kap me bandën e shqiptarëve për trafik droge, flet këngëtari: U...

U kap me bandën e shqiptarëve për trafik droge, flet këngëtari: U shokova, mezi prisja të dilja nga burgu…

93
0
Shares

Dëfrim Dervishi është këngëtari shqiptar i njohur me emrin e artit si Defri i cili ka kryer disa bashkëpunime me këngëtaren Silva Gunbardhi. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian nga ku dhe u zbulua se merrej me trafikim droge.

Por pas një muaji, ai ka folur për herë të parë pas arrestimit ku dhe ka dhënë disa fakte në momentin e arrestimit.

Kujtojmë se ngjarja në të cilën ai ishte përfshirë ka të bëjë me kapjen  e një bande të madhe droge, në zonën e Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili, ku disa shqiptarë dhe italianë ranë në prangat e policisë dhe akuzoheshin për trafik drogërash të rënda dhe më specifikisht të kokainës.

 

Në një intervistë për “Panorama Plus”, këngëtari tregon si e përjetoi fillimisht momentin e arrestimit dhe më pas periudhën në qeli duke deklaruar se ishte një keqkuptim.

(Marrë nga intervista)

 “Në fillim, kur më arrestuan, e mora me sportivitet. Po tallesha me shokët dhe po qeshnim se siç ndodh në të gjithë botën të marrin për verifikim dhe pastaj të lëshojnë. Por kur unë lexova dosjen, të them të drejtën, u shokova se s’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe për çfarë bëhej fjalë.

Unë dhe familja ime kemi punuar gjithë jetën me ndershmëri, duke qenë se jemi marrë me ndërtim dhe kemi 20 vite në Itali që bëjmë këtë punë. Kur u vërtetua e gjitha, që ne nuk kishim të bënim me këtë histori, por ishte një keqkuptim i disa takimeve të mia me persona të gabuar, drejtësia italiane e kuptoi si qëndronte e vërteta dhe normal që dolëm të pafajshëm siç është e vërteta”, u shpreh Defri, i cili kujton edhe periudhën në qelinë e burgut.

Më mirë të mos i kujtoj. Unë s’kam pasur kurrë të tilla probleme në jetën time dhe normal që deri ditën kur dola, e përjetova shumë keq. Më keq akoma kur e di që po akuzohesh kot dhe në kohën që isha brenda mendoja për familjen dhe shumë projekte që kam në muzikë. E kështu, mezi prisja ditën që të dilja nga aty ku isha”, u shpreh këngëtari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY