I vendosën tritol në dyqan, pronarja motra e gjyqtarit të shkarkuar nga...

I vendosën tritol në dyqan, pronarja motra e gjyqtarit të shkarkuar nga Vetingu

70
0
Shares

Pronarja e dyqanit të cilit iu vendos tritol është motra e ish gjyqtarit të gjykatës Kushtetuese,  Fatos Lulo.

Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij.Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada.

Dataje të reja nga ngjarja

Ngjarja e vendosjes së eksplozivit ndodhi rreth orës 02:10 të mëngjesit të sotëm (20 korrik) në rrugën “Ymer Kurti“, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, i cili është në pronësi të Drita Lulos.

Nga shpërthimi me lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ka patur vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë.

Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.

Motra e ish-gjyqtarit jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa dyqani në pronësi të saj ndodhet në zonën e Tiranës së re, dhe nuk kishte aktivitet brenda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY