VIDEO/ Si u rrëmbyen kuksianët në mes të natës dhe si u falsifikua arrestimi i tyre

Ndaje

Partia Demokratike ka publikuar një video, në të cilën duket se qytetarët e kukësit të cilët protestuan për tarifën në Rrugën e Kombit janë arrestuar na oran 01:50 të natës

Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare. Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet. Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.

Publiée par Lulzim Basha sur lundi 16 avril 2018

Kjo video është bërë publike nga Edi Paloka, i cili tha se qytetarët janë rrëmbyer gjatë natës, dhe janë flasifikuar fletë-arrestet.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, deklaratë në seli, në lidhje më paligjshmërinë e arrestimit të 11 kuksianëve.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 16 avril 2018

“Sot kemi disa prova që tregojnë se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin enë mes të natës. asnjë shtet nuk mund ta bëj këtë rrëmbim, por dhe prokuroria ka falsifikuar flet arrestet”, tha Paloka.

 

Leni një përgjigje