VIDEO/Policët vrapojnë me pistoleta në Baltëz, pamje suprizë nga arrestimet në Fier

VIDEO/Policët vrapojnë me pistoleta në Baltëz, pamje suprizë nga arrestimet në Fier

294
0
Shares

Polica kap në kohë rekord 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve, gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.

Në ndjekje nga policia pranë fshatit Baltëz kapet njëri prej autorëve, i cili për të shpëtuar u hodh në lumë. Autori i dytë kapet tek ura e fshatit Baltëz. Gjithashtu kapet autori i tretë, i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Kështu arrestohen në flagrancë shtetasit: Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj, 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë; Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi sot rreth orës 10:55, në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi G.H, 64 vjeç dhe shtetasi A.V, 53 vjeç, i cili ndodhej pranë kësaj pike.

Shtetasi G.H ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A.V u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët u larguan me mjetin tip “Benz” me targë AA 879 JG (targa dyshohet të jetë e falsifikuar).

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap.

Policia kap njërin prej autorëve, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes, u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës”, si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Pas arrestimit të autorëve, policia gjen edhe mjetin e krimit, armën automatike tip “kallashnikov”, të cilën autorët e kishin fshehur në një kanal me shkurre.

U sekuestruan edhe 28 fishekë “model 56” si dhe 2 gëzhoja.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me paratë që u vodhën në pikën e këmbimit valutor, të cilën policia e gjeti në lumin ku u hodh njëri prej autorëve.

Brenda në çantë u gjet shuma prej 6 360 euro dhe 954 900 lekë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga Nenet 140, 25, 76, 22 dhe 278 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY