VIDEO/ Audi “fluturon” me 213 km/orë, në autostradën Durrës – Tiranë, shoferi...

VIDEO/ Audi “fluturon” me 213 km/orë, në autostradën Durrës – Tiranë, shoferi habit me përgjigjen e tij

119
0
Shares

Një i ri është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë natës pasi është kapur nga radari në autostradën Durrës – Tiranë duke udhëtuar me shpejtësi 213 km/orë.

Arsyeja që ai i ka dhënë policisë për shkak të shpejtësisë është edhe më befasuese.

“Me radar për të evidentuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej limiteve të lejuara.

Drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/orë. 

Nuk i ndalon patrullës së policisë me Radar pas shenjës për të ndaluar, por ndalon pasi i ka dale patrulla tjetër e policisë rrugore tek sheshi ‘Shqiponja’

Arsyeja: Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, shkruan Policia e Shtetit në “Facebook”.

Ne autostraden Tiranë-Durres-Tiranë

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane.Ne oret e para te mengjezit jane evidentuar nga Radari drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 153 km/ore deri ne 213 km/ore.Shpejtesi te tilla jane burim aksidenti e rrezik potencial per perdoruesit e rruges.Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.

Publié par Policia e Shtetit sur vendredi 2 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY