“Vazhdon lumi i drogës nga Shqipëria në Itali, u kapën 3 të...

“Vazhdon lumi i drogës nga Shqipëria në Itali, u kapën 3 të tjerë”

103
0
Shares

Vazhdon lumi i droges nga Shqiperia ne Itali, arrestohen tre shqiptare me 250 kg kanabis, komenton ish-kryeministri Berisha ndërsa ka shpërndarë në llogarinë tij një lajm të një portali lokal italian që tregon për 3 shqiptarë të arrestuar për 250 kile kanabis.

Per me shume lexoni lajmin.

“Karabinierët në Rimini në bashkëpunim me kolegët e tyre në Lecce kanë bllokuar 3 korrierë droge që ishin gati ta përmbytnin bregdetin e Adriatikut me 250 kg marihuanë. Mediat italiane njoftojnë sot kanë përfunduar në pranga në Torre Chianca në Lecce, dy shqiptarë, 36 dhe 29 vjeç me banim në San Gimignano dhe Rimini, që të dy të njohur nga Policia si dhe një italian nga Brindizi.

Vazhdimi i hetimeve, me hetuesit që kanë kontrolluar të gjitha të dhënat telefonike të të huajve, ka lejuar të mësohet se nga vinin dhe për të zbuluar se qyteti i Lecce, në veçanti bregdeti i saj, ishte pika e mbërritjes së lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe që përfundonte për t’u shitur në sheshet kryesore të Italisë.
Hetimet në telefonat e tyre celularë kanë treguar një seri mesazhes nga të dyja palët që tregonin se shqiptarët kishin blerë nga italiani sasi të mëdha marihuane.
Të tre u arrestuan me akuza të rënda dhe në total iu konfiskuan 250 kg drogë që vlente rreth 1 milion euro”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY