MOTI/ Parashikimi, sot shi edhe borë, ja në cilat zona

MOTI/ Parashikimi, sot shi edhe borë, ja në cilat zona

136
0
Shares

Jugu dhe pjesërisht zonat Qendrore mbeten sot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa me reshje shiu e dëbore paraqiten zonat Veriore dhe Verilindore.

Në mesditë dhe gjatë pasdites territori vijon kryesisht i vranët ndërsa shirat lokalizohen në zonat Qendrore dhe Jugperëndimore. Në të njëjtat kushte të motit Shqipëria mbetet edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë të vlerave termike maksimale do të sjellë mesdita. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY