Ministri Xhafaj “i përgjigjet” ambasadorit Lu, shtynë për në shkurt arrestimin “e...

Ministri Xhafaj “i përgjigjet” ambasadorit Lu, shtynë për në shkurt arrestimin “e peshqve të mëdhenj”

115
0
Shares

Para disa kohësh, ambasadori amerikan Donald Lu foli për kapjen e peshqve të mëdhenj, ndërsa tha se janari duhet të jetë muaji kur duhet të shohim rezultate konkrete nga ky operacion. Në një intervistë në një të përditshme shqiptare, dy ditë më parë ambasadori deklaroi se i “lutet” përditë qeverisë Rama, që të nisë arrestimin e peshqve të mëdhenj.

Ndërkohë, kësaj deklarate të ambasadorit amerikan i është përgjigjur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Xhafaj në një intervistë për emisionin “Kapital” ka folur për këtë operacion, që do të niste brenda muajit Janar, i cili konsiston në arrestimin e peshqve të mëdhenj, siç kishte paralajmëruar edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

“Në muajin shkurt do të vijnë rezultate e para të Vetting-ut. Pa dyshim që do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj”, është shprehur Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY