Trump paralajmëron Kim Jong-un: Mos na nënvlerëso, Amerika nuk përkulet para regjimeve...

Trump paralajmëron Kim Jong-un: Mos na nënvlerëso, Amerika nuk përkulet para regjimeve diktatoriale

101
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump u ndal në Japoni në kuadër të turit të vizitave zyrtare në 5 vende të Azisë Lindore. Teksa Tokio zyrtare i kërkoi garanci SHBA-ve për zotimin mbi garantimin e sigurisë së aleatëve në rajonin e trazuar nga tensionet, Trump gjeti momentin për t’i treguar Kim Jong-un se Amerika nuk e ka aspak frikë shtetin diktatorial. Ndonëse nuk e përmendi emrin, referenca ishte e qartë. “Asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë Shtetet e Bashkuara. Asnjë regjim nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë tonë”, paralajmëroi Trump, gjatë fjalës së mbajtur para trupave amerikane në bazën ajrore Yokota, pranë Tokios.
“Ju jeni kërcënimi dhe frika më e madhe e tiranëve dhe diktatorëve që dhunojnë të pafajshmit”, tha Trump, duke i kujtuar liderit të Koresë së Veriut se në të shkuarën diktatorët e kanë nënvlerësuar Amerikën, por gjithçka ju kthye në bumerang. “Nuk do të përkulemi! Kurrë nuk do të ngurrojmë për të mbrojtur njerëzit tanë dhe flamurin tonë”, deklaroi me bindje Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY