FOTO/ Elbasan, sekuestrohen 13 kg drogë, dy të arrestuar

FOTO/ Elbasan, sekuestrohen 13 kg drogë, dy të arrestuar

255
0
Shares

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ervin Lamaj, 29 vjeç banues në fshatin Greshice, Ballsh dhe Dhurata Balazi, 39 vjeçe banuese në fshatin Qeparo, Himarë. Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, specialistët e seksionit të Qarkullimit Rrugor kanë bërë ndalimin e automjetit me targa AA718AX drejtuar nga shtetasi Ervin Lamaj  dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit  Cannabis Sativa. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Lëndën Narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, Tre telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjetin që drejtohej nga shtetasi Ervin Lamaj, Gjatë veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi Ervin Lamaj nuk posedon leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Drejtimi I automjetit pa dëshmi” dhe  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY