Sarandë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përplas dy makina...

Sarandë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përplas dy makina të tjera

66
0
Shares
Foto Ilustruese

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përolasur me dy mjete të tjera. Sipas burimeve shoferi nje i ri 25-vjeçar nga Saranda, ka humbur kontrollin. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar automjetin tip ”Mercedes Benz”, me targë AA 031 GZ, me drejtues mjeti shtetasin A.H., 25 vjeç, i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka dëmtuar dy mjete të tjera ”Mercedes Benz” si edhe mjetin tip ”Fiat” të cilat kanë qenë të parkuara. Nga përplasja e automjeteve nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY