FOTO LAJM/ Itali, turistja franceze gjen një unazë në plazh, ja dorëzon...

FOTO LAJM/ Itali, turistja franceze gjen një unazë në plazh, ja dorëzon pronarit falë “Facebook”-ut

196
0
Shares

Kur e gjeti këtë unazë në plazhin e Taorminës, Caroline Debregas, një turiste franceze me pushime në Sicili, menjëherë ka menduar të gjejë pronarin e ligjshëm. Falë “Facebook”-ut dhe në bashkëpunim me shumë njerëz, postimi i saj u bë viral duke arritur kështu të gjejë pronarin e vërtetë dhe ti dorëzojë unazën.
Caroline, e gjeti unazën në 21 gusht në mes të gurëve, teksa ishte në det. Unaza në brendësi të saj kishte datën e martesës ‘Daniela Fabio, 9/9/2011’.
Menjëherë bëri foton dhe i postoi me mesazh detajet, duke kërkuar ndihmën e kontakteve të saj.
“E gjeta këtë unazë në plazhin e Taorminës. Shkruhej Daniela dhe Fabio, 9/9/2011.
Ata do të festojnë tani shpejt përvjetorin e tyre të martesës! Ndajeni ju lutem, do më pëlqente shumë t’jua dorëzoja atyr”.
Falë 245 mijë share Fabio ka arritur të gjejë unazën e tij.
“Jam shumë e lumtur që arrita ta gjej, edhe falë ndihmës tuaj”, shkruan Caroline.
Edhe Fabio i është bashkuar falënderimeve.
“Do të doja të falënderoja Carolinën për gjestin e veçantë. Vetëm një person i pasur në principe, shpresë dhe me shpirt të pastër mund ta bëjë këtë! Faleminderit!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY