STUDIMI i FMN/ Arsimi i dobët problem për zhvillimin e Shqipërisë –...

STUDIMI i FMN/ Arsimi i dobët problem për zhvillimin e Shqipërisë – Ndikoi emigrimi i trurit

76
0
Shares

Shqipëria po vuan një nivel të dobët arsimi, ndërsa emigrimi i trurit e ka përkeqësuar situatën. Fakti vihet në dukje nga një studim i ekspertëve të FMN-së kushtuar rajonit të Ballkanit.

Arsimi i dobët vlerësohet të jetë ndër problemet kryesore për Shqipërinë. Fakti theksohet në një studim të dy ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Studimi ka në fokus gruan në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, por vë në dukje edhe disa fakte të hidhura për vendet në veçanti.
Raporti verën se “Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet pas vendeve të tjera europiane. Vendet e rajonit janë veçanërisht të varfra sa i përket qasjes në arsim (Shqipëria dhe Maqedonia) dhe aksesit në politikat e punësimit (Bosnja, Mali i Zi, Serbia)”.
Ky studim konfirmon gjithashtu një tezë që është mbrojtur edhe më parë lidhur me ndikimin negativ në ekonomi të “emigrimit të trurit”.
“Nivelet e edukimit të emigrantëve kishin tendencën të ishin më të larta sesa mesatarja e vendit të tyre të origjinës. Në 2010 pjesa e emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Serbia me shkollim të lartë ishte dukshëm mbi nivelin ekuivalent të popullsisë në përgjithësi. Duke pasur parasysh që këto vende kanë një pjesë të vogël të popullsisë me shkollim të lartë në popullsinë totale, “largimi i trurit” në emigracion mund të ketë pasur ndikime serioze në produktivitet (si dhe në rritjen ekonomike) dhe ka lënë vendet e Ballkanit Perëndimor me një forcë pune të aftë në nivele dukshëm të ulëta”, thuhet në studimin ekspertëve të FMN-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY