FOTO/ Autori i sulmit në Barcelonë është ende gjallë, policia i vihet...

FOTO/ Autori i sulmit në Barcelonë është ende gjallë, policia i vihet pas

68
0
Shares

Shoferi në sulmin që vrau duke sulmuar me furgon, 13 persona në një zonë turistike në Barcelonë mund të jetë gjallë dhe në arrati, kështu që policia spanjolle i është vënë pas. Ata janë duke ndjekur për djalin e lindur në Marok, Younes Abouyaaqoub, siç e quan media spanjolle shoferin e dyshuar. Një person që u njoftua më parë si i dyshuari kryesor, Moussa Oukabir, 17 vjeç, ishte një prej 5 meshkujve të vrarë prej policisë në një sulm që ndodhi më pas në qytetin Cambrrils, në perëndim të Barcelonës. Policia tha se të dyshuarit kishin planifikuar më shumë sulme të sofistikuara. Ata thanë se shpërthimet që ndodhën në Alcanar i privuan komplotistët nga bombat, kështu që ata zgjodhën të kryenin sulme më të thjeshta duke përdorur automjete. Abouyaaqoub, 22 vjeç, jetonte në qytetin e Ripollit në veri të Barecolënës. Tre persona u arrestuan në Ripoll dhe një tjetër në Alcanar të premten. Ishte Moussa Oukabir (në foton më poshtë) që më parë u konsiderua si i dyshuari kryesor, por sipas shefit të policisë të premten, Josep Trapero, teoria se ai ishte shoferi tani kishte më pak peshë. Gazeta El Pais njoftoi se kishte dyshime që po shtohen se  Abouyaaqoub është personi kryesor i dyshuar për sulmin me furgon ën Barcelonë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY