“Studentët rikthehen në auditore”, reagon Boçi: Qëllimi i vetëm grabitja politike universitare...

“Studentët rikthehen në auditore”, reagon Boçi: Qëllimi i vetëm grabitja politike universitare nga Rama

40
0
Shares

Luçiano Boçi ka reaguar se fundmi lidhur me vendimin e fundit te minsitres Shahini per te rikthyer studentet ne auditore, nje vendim qe shume profesore dhe eksperte e kane quajtur te rrezikshem.

Sipas Boçit, datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve. Boçi thotë se urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve.

Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim: Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur”,-shkruan Boçi.

POSTIMI I PLOTE

Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë.

Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë. E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët.E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare. janë mizerabël.E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë.E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe.
E urdhëroi,  duke rrezikur kështu – siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga – jetët e studentëve e pedagogëve.

Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?!E qartë dhe ulëritëse!Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës.Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT.Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara. Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet.

Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë.
Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv.KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.Diabolizmi nuk njeh kufij.

Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:
Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur.Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.

Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri.Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më. Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY