“3 persona lidhën dhe kërcënuan familjarët”, policia jep detajet: Grabitësit morën një...

“3 persona lidhën dhe kërcënuan familjarët”, policia jep detajet: Grabitësit morën një sasi parash nga banesa

128
0
Shares

Policia ka konfirmuar vjedhjen e ndodhur ne nje familje ne fshatin Qinam te Tiranes. Sipas burimeve zyrtare, grabitesit kane vjedhur rreth 40 mije leke te reja, ndersa i kane kercenuar dhe lidhur anetaret e kesaj familje.

Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen.

Gruaja e familjes tregoi sot per mediat përballjen me autorët me automatikë dhe momentin kur ata i lidhin bashkëshortin, djalin, dhe më pas edhe atë, ndërsa bërtisnin gjatë gjithë kohës “policia, kontroll për armë”.

Ajo tha se autorët morën para dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa shtoi se ata kanë rënë pre e grabitjeve edhe herë të tjera.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY