VIDEO/Basha në Durrës pranë familjes së dëmtuar nga tërmeti: Jo propagandë! Çfarë...

VIDEO/Basha në Durrës pranë familjes së dëmtuar nga tërmeti: Jo propagandë! Çfarë kërkojmë urgjentisht

66
0
Shares

Lideri i opozitës ka vizituar një prej familjeve në qytetin e Durrësit, qytet i cili ishte shumë afër epiqendrës së tërmetit të fuqishëm në 21 Shtator.

Basha ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti, teksa shprehet se kjo është padyshim një nga familjet me të dëmtuara nga tërmeti. Basha në një postim ne rrjetet sociale, teksa shpërndan pamjet, shkruan se kjo familje ka nevojë për mbështetje dhe jo propagandë.

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”,-shkruan Basha.

Familje e dëmtuar nga tërmeti

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!Kërkojmë urgjentisht: • Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. • Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. • Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. • Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 24 septembre 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY