FOTO/Banorët e përmbytur në Fushë Krujë denoncojnë: Askush nuk na përgjigjet! Kërkojmë...

FOTO/Banorët e përmbytur në Fushë Krujë denoncojnë: Askush nuk na përgjigjet! Kërkojmë ndihmë

75
0
Shares

Fshatrat e Fushë Krujës janë përmbytur duke dëmtuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe tokat e tyre. Kanë qënë qytetarët të cilët kanë denoncuar situatën e krijuar dhe apelojnë për ndihmë.

Banorët kanë kërkuar ndihmë që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Krujës por askush nuk u është përgjigjur.

Kam që në orën 6 që kam kërkuar Policinë e Krujës, që policia të njoftojë Bashkinë. Nuk ka ardhur asnjë deri tani. Kam një metër ujë brenda në lokal dhe në shtëpi. Ju lutem kërkojmë ndihmë nga Emergjencat Civile. Fëmijët rrinë mbi soletë. I kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që urgjentisht të hapin kanalet”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Një tjetër banor teksa dëshmon se askush nuk i hap telefonin pasi ka kërkuar ndihmë, thotë se uji në shtëpinë e tij ka arritur deri në 2 metra.

Kam marrë familjen, fëmijët, gruan dhe i kemi nxjerrë të gjitha jashtë. Urdhëro ku është faktike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY