Shqipëria si shtetet e BE vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Shqipëria si shtetet e BE vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

52
0
Shares

Shtatë shtete evropiane, jo anëtare të BE-së, kanë përkrahur BE-në në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë që u shkaktuan nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha në një deklaratë më 20 nëntor, se këto shtatë vende përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.

Alyaksander Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur vazhdimisht me protesta, që kërkonin dorëheqjen e tij që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që opozita i konsideron të manipuluara dhe shtetet perëndimore refuzojnë t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë e mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve. Gjithashtu ka pasur raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi. Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenka sulmoi protestuesit më 13 nëntor, e u zotua të mos e dorëzonte pushtetin, vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord më 19 nëntor që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, përfshirë edhe bizneset, si përgjigje ndaj “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokracisë.

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell. Edhe Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY