Zv.ministri grek tregon oraret e kushtet e lëvizjes, si mund të kalohet...

Zv.ministri grek tregon oraret e kushtet e lëvizjes, si mund të kalohet nga Kakavija

55
0
Shares

“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se situata epidemiologjike nuk është përmirësuar”, deklaroi ai teksa vijoi të listonte pikat hyrëse në Greqi dhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët, raporton abcnews.al

1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Europian lejohen të kalojnë nga Promachonas , nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Kalimet tranzit lejohen 24 orë.

2) Nga Kakavija lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.

3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës.

4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.

5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferëve të kamionëve do t’i merren monstra.

“Bazuar në të dhënat e javës tjetër, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Qëllimi është të shkojmë në një hapje graduale. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme, ama nuk duhet të bëjmë një hap prapa . Nuk ka asnjë tregues ose provë të infeksioneve të larta në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje”, tha Hardalias.

e.h/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY