Kuqezinjtë në formë. Shqipëria triumfon kundrejt Kosovës në Elbasan

Kuqezinjtë në formë. Shqipëria triumfon kundrejt Kosovës në Elbasan

46
0
Shares

Shqipëri – Kosovë 2-1
Balaj 31′, Uzuni 65’/ Murizi (pen) 85′

Skuadra e Edi Rejës e ka mbyllur vëllazëroren e luajtur në “Elbasan Arena” me fitoren e pastër 2-1. Shqipëria e nisi ndeshjen e formacionin 4-3-3 dhe këmbëngulën vazhdimisht në gjysmëfushën dardane.

Në minutën e 31-të skuadra kuqezi u shpërblye për përpjekjet pasi pasimi i Uzunit për Balajn i dha Shqipërisë përparësi.

Edhe në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi me të njëjtin ritëm. Shqipëria ishte më e matur në lëvizje se Kosova dhe në minutën e 65-të, u shpërblye sërish me kundërsulm. Selahi shfrytëzoi hapësirën e lënë nga dardanët dhe nxori të lirë të lirë Uzunin, i cili tundi rrjetën.

Kosova në minutat e mbetura ishte më këmbëngulëse, por jo një rrezik serioz për portën e Hoxhës. Në minutën e 85-të Ramen Çepele shkaktoi një penallti dhe i dha mundësinë e një goli Muriqit, të Kosovës .

Shqipëria merr revanshin me këtë fitore, pasi në ndeshjen e fundit mes dy përfaqësueseve në maj të vitit 2018, Kosova fitoi pastër me shifrat 3-0 e u dha një shuplakë të fuqishme skuadrës së atëhershme të Panuccit.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY