Afrika prodhon testin 1 dollar të Covidit i ngjashëm me atë të...

Afrika prodhon testin 1 dollar të Covidit i ngjashëm me atë të shtatzanisë

51
0
Shares

Ndërkohë që shumë vende të botës janë të fokusuar në krijimin e vaksinës së COVID-19, Afrika është kontinenti i parë që po prodhon një test Covidi të ngjashëm me atë të shtatzënisë.

Testi po krijohet nga Instituti Pasteur, një qendër biomjekësore në Dakar në kryeqytetin e Senegalit dhe CNN raporton që është projektuar që të japë rezultatet brenda pak minutash.

Drejtori i Institutiti Pasteur, Amadou Sall u shpreh se testi do të kushtojë një 1 dollar dhe është shumë i thjeshtë për t’u përdorur.

“Kjo është një teknologji shumë e thjeshtë, si një test shtatzënie që mund ta përdorni kudo në nivelin e komunitetit, i cili është i rëndësishëm për Afrikën,” tha ai.

Institutit thekson që testimi nuk ka nevojë për analiza laboratorike. Nevojitet vetëm një pikë gjaku që vendoset në njësinë e matjes dhe shiriti do të tregojë nëse personi është i infektuar apo jo me Covid.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY