Tre mësues humbin jetën nga Covid në 24 orët e fundit

Tre mësues humbin jetën nga Covid në 24 orët e fundit

137
0
Shares

Tre mësues kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, dy nga të cilët ishin banues të Qarkut Elbasanit dhe një nga qyteti i Fierit.

Fatmir Sula mësuesi 62 vjeçar nga Peqini i cili jepte mësim në shkollën “Bishqem” humbi jetën pasi kishte më shumë se 10 ditë që trajtohej në spitalin COVID-2.

Lajmin e ndarjes nga jeta të Sulës e publikoi në “Facebook” edhe shkolla ku ai kontribuoi disa vite duke i kushtuar disa fjalë të ndjera “Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.”

Mesditën e sotme ndërroi jetën dhe një mësuese 62 vjeçare nga Elbasani e shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Mësuesi Gramoz Abedinaj nga Fieri ishte një mësues tjetër që humbi jetën prek koronavirusit. Vdekjen e 60 vjeçarit e lajmëroi në “Facebook” Ministria  e Arsimit, Evis Kushi ku mes të tjerash vlerësoi kontributin e tij në mësimdhënie.

Që prej fillimit të pandemisë betejën me Covid e kanë humbur dhe mësues të tjerë.

Një prej tyre ishte dhe Nardi Xhemollari, 47 vjeçari nga Pogradeci, I cili ndërroi jetën dy ditë përpara se të niste viti shkollor në 14 shtator. Mësuesi i matematikës i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje, qëndroi rreth 3 javë në spitalin Covid 2, por nuk ia doli dot të mbijetonte.

Më 27 korrik një tjetër mësues që humbi jetën ishte 39 vjeçari Gazjon Rusi, mësues në Medresenë e Shkodrës i cili vuante dhe nga astma.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY