Lirohet nga detyra Prefektja e Tiranës, kush është pasuesi

Lirohet nga detyra Prefektja e Tiranës, kush është pasuesi

208
0
Shares

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë lirimin nga detyra të prefektes Suzana Jahollari, dhe ka emëruar prefekt të ardhshëm Toni Gogun, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1- Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

2- Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY