VIDEO/Pamjet e rënda të aksidentit tragjik, makina merr përpara vajzën në Elbasan

VIDEO/Pamjet e rënda të aksidentit tragjik, makina merr përpara vajzën në Elbasan

198
0
Shares

Një aksident i rëndë është regjistruar në Elbasan më 12 tetor, ku një makinë përplasi për vdekje një 27-vjeçare.

Në videon e siguruar nga ‘Abcnews” nga kamerat e sigurisë në zonë duket e gjithë skena e frikshme si një makinë në Elbasan merr përpara këmbësoren duke i shkaktuar vdekjen.

Më 12 tetor Miranda Dashëhana po kalonte rrugën bashkë me motrën e saj. Rreth orës 20:24 të mbrëmjes ato dalin nga një lokal pranë një karburanti në unazën e qytetit, në Elbasan dhe ecin në drejtim të rrugës së pavijëzuar ku nuk ka lëvizje të shumtë makinash.

Të dyja bashkë ndjekin një hap duke u nisur drejt rrugës. Kur afrohen aty, presin pak sekonda sa kalojnë disa makina të pakta që përshkruajnë këtë zonë. Në momentin që rruga zbrazet hedhin hapin në asfalt. Në atë çast disa drita makinash reflektojnë mbi to. Një automjet që vjen nga larg afrohet me shpejtësi marramendëse te këmbët e tyre. Nga ana tjetër një kamion i cili ecën ngadalë, që duket se do të ndalojë tek pika e karburantit afrohet pranë tyre.

Motra e Mirandës, e cila ndodhet në anën nga po vinte makina shpejton hapin dhe hidhet në anën tjetër të rrugës, por Miranda nuk ia del dot të dalë matanë. Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga një G.A. banues në Elbasan nuk arrin të frenojë edhe për shkak të reshjeve të shiut, duke e marrë përpara dhe për pasojë e reja vdes në vend.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY