“I dëgjoke konferencat”, Basha i përgjigjet Ramës: Dy lapsuse në 4 vite...

“I dëgjoke konferencat”, Basha i përgjigjet Ramës: Dy lapsuse në 4 vite që bëj unë s’i kushtojnë para shqiptarëve

69
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama sa i përket lapsusit në konferencën e djeshme për mediat të cilit shefi i qeverisë i kushtoi një status.

Basha thotë se herë tjetër do i nxjerr vetë lapsuset që Rama mos të harxhojë kohë por të merret me hallet e popullit teksa thekson se lapsuset e tij nuk i kushtojnë asnjë qindarkë qytetarëve.

“E kishte ndjekur konferencën tonë, pro ishte marr me lapsusin tim. Herën tjetër do ta nxjerrë unë i pari lapsusin tim, që mos humbi kohë, pro të bëjë detyrën për të cilën është ende aty.

Se nuk ka rëndësi nëse bëj një apo dy lapsuse në katër vjet, se ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, ajo që i kushton shqiptarëve është e vërteta. Ajo shifër që thash dje unë ishte lapsus, 6 në katër, është 6 në 10 biznese, e thotë Banka Botërore, janë në gjendje që nuk nxjerrin fitim. Ja pra që e dëgjonka fjalën time, pro jo për t’u ardhur në ndihëm shqiptarëve”, tha Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 13 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY