“Ndaleni këtë turp që po u bëni shqiptarëve, Hajdari revoltohet keq dhe...

“Ndaleni këtë turp që po u bëni shqiptarëve, Hajdari revoltohet keq dhe bllokon foltoren, ndërpritet seanca

169
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën parlamentare, pasi deputetja Rudina Hajdari nuk ka lëshuar foltoren pas përfundimit të minutazhit.

Ruçi: Uluni zonja Hajdari

(Hajdari flet pa mikrofon)

Ruçi: Ju bëj apel edhe njëherë, ndërpres seancën 15 minuta. Thërriti koshiencës tuaj se jeni në kundërshtim me rregulloren, nuk është veprim ky.

Ndërkohë debati për ndryshimet në kodin zgjedhor ka vijuar me tone të ashpra jo vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë saj.

Fjala e Rudina Hajdari: Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot.

Urdhëro votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t’iu një grup njerëzish. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren”.

Më pas deputetes iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, i cili i kërkoi edhe lirimin e foltores por Hajdari u shpreh se nuk lëviz pa u ndalur më parë seanca.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY