Valteri sqaron sherrin me Gjiknurin, porosi Ramës: Ta tërheqë këtë qen bir...

Valteri sqaron sherrin me Gjiknurin, porosi Ramës: Ta tërheqë këtë qen bir qeni, ka blerë deputetë për Kodin Zgjedhor

194
0
Shares

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka zbuluar se pse sot ndoqi nga Kuvendi jashtë Damian Gjiknurin për të konfrontuar edhe fizikisht.

Sipas deputetit, ai kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Gjiknuri pak para debatit.

“Më telefonoi duke më kërcënuar. Mos u merrni me mua person. Gjikn është në Pazar të plotë me bandat, krimin dhe opozitën jashtë parl. I them Ramës të heqë këtë qen bir qeni. Edhe në hënë të shkojë me Halit Valterin nuk merret dot”, tha ndër të tjera Valteri.

Por, nga ana tjeter, Gjiknuri ka mohuar se ka kërcënuar Valterin dhe është fatkeqësi që deputetë të tillë janë në parlament.

“Janë aksidente historike. Pse duhet ta kërcënoja unë atë. Deputetët dhe komunikojnë. S’jam këtu të merrem me Valterin, çdo parti ka qëndrimet e veta politike. më vjen keq që debati politik të kalojë në çështje personale. Unë s’merrem me histori çfarë i thashë dhe çfarë më tha. Disa njerëz janë mërzitur dhe nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY