Kodi Zgjedhor/Meta paralajmëron deputetët: Do t’iu nxjerr emrat! Mos t’iu shkojë mendja...

Kodi Zgjedhor/Meta paralajmëron deputetët: Do t’iu nxjerr emrat! Mos t’iu shkojë mendja të votoni “pusht-pushtetin”!

90
0
Shares

Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar deputetët e opozitës parlamentare se nëse duan të quhen opozitë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij, do t’i mbyllin derën e integrimin evropian Shqipërisë.

Meta deklaroi se do të publikojë emrat e të gjithë atyre që do të votojnë sot në Kuvend, që sipas tij, do të marrin përgjegjësi individuale, pasi vendosin “pusht-pushtetin” mbi integrimin.

Të ashtuquajturit opozitarë në Parlament, nëse duan të quhen opozitarë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot t’i mbyllin derën e integrimit Shqipërisë. Sot, ai që ngre dorën, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos pusht-pushtetin, mbi integrimin. Kushdo që ngre dorën, duhet ta dijë që përgjegjësinë do ta ketë edhe individuale, për çdo pasojë që do të ketë kjo përmbysje tinëzare. Presidenti do t’i publikojë të gjithë emrat e atyre që do të guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, se kush janë ata që do duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur një derë, e cila nuk ka zot në botë që ta mbyllë, tha Presidenti Meta.

Sot pritet qe Kuvendi të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor pa konsensensusin e opozitës jashtëparlamentare

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY