Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, Hajdari nuk pranon ndryshimet e fundit:...

Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, Hajdari nuk pranon ndryshimet e fundit: Ofendim! Duam lista 100% të hapura

51
0
Shares

Opozita parlamentare ka bojkotuar sërish mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve pasi kanë deklaruar se as formula e re e paraqitur nga socialistët nuk i hap listat 100%.

Ndërkohë Partia Socialiste po vijon e vetme mbledhje për miratimin nen për nen të ndryshimeve me deputetë zëvendësues.

Rudina Hajdari ka reaguar pas propozimit të amendamenteve të PS Komisionin Parlamentar për çështjet Ligjore. Me propozimet e reja PS parashikon diskutimet për uljen nga 3% në 1% të pragut kombëtar.

Sipas, Hajdarit, propozimi i PS është ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi te gjitha për shqiptarët.

“Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme”, është shprehur Hajdari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY