“Shqipëria po humbet miliona lekë në gjyqet e arbitrazhit”, Meta ngre alarmin:...

“Shqipëria po humbet miliona lekë në gjyqet e arbitrazhit”, Meta ngre alarmin: Vetëm 1 investitor kërkon 100 mln euro

55
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i kërkon llogari strukturave shtetërore lidhur me gjyqet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit të cilat tha se po shtojnë borxhin e ekonomisë shqiptare e cila akoma nuk e ka marrë veten nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Duke u nisur nga rasti i fundit i Kurum që kërkon 100 milion euro nga shteti shqiptar, Meta ne nje konference per mediat, tha se ka kërkuar informacione pranë Avokaturës së Shtetit, por pa marrë asnjë përgjigje.

“Nisur nga padia e një investitori i huaj që kërkon 100 mln euro nga Shqipëria në gjykatën e Arbitrazhit dua të them se kjo është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për financat dhe ekonominë shqitpare”,- tha Meta.

“Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin”, vijoi Meta.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 2 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY