Shtyhet seanca për ish-kreun e OFL, nën hetim të SPAK hyjnë edhe...

Shtyhet seanca për ish-kreun e OFL, nën hetim të SPAK hyjnë edhe dy oficerë të tjerë

70
0
Shares

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për kreun e OFL, Artan Shkëmbi, të cilit do t’i komunikohej masa e pezullimit. Shkëmbi u pezullua nga detyra dy ditë më parë nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Avokati i Shkëmbit, Arben Broci tha për mediat se kërkuan kohë të njihen me aktet, pasi nuk kishin informacion ne lidhje me pretendimet e SPAK. “Gjykata pranoi kërkesën tonë dhe nesër në orën 09:00 do të bëjmë mbrojtjen”, tha ai.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Sipas burimeve të policisë mësohet se në pyetje janë marrë dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Hetimi nga SPAK ka nisur para 5 muajsh pas kërkesës se gjermanëve, pasi me ane të një pajisjeje të tyre ata kanë zbuluar se kush kishte kërkuar tek te dhënat e dy personave qe ata kishin nën hetim. Mësohet se ata janë dy shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY