“Na kanë ndërruar gjendjen civile se jemi të djathtë”, PD tregon planin...

“Na kanë ndërruar gjendjen civile se jemi të djathtë”, PD tregon planin e Ramës për manipulimin e zgjedhjeve, gati tjetër padi

78
0
Shares

Partia Demokratike ka deklaruar se do të padisë penalisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë pas denoncimeve të disa qytetarëve se iu kanë ndërruar gjendjen civile për shkak të bindjeve të djathta.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj foli për një skemë manipulimi nga Edi Rama me listat e votuesve, duke evidentuar dhe 5 shtyllat kryesore të këtij plani.

Sipas PD, Rama po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

“Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit; Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre; Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme; Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës”,-shprehet Alibeaj.

“Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore:

• Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
• Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.
• Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.
• Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme
• Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë”,-shprehet Alibeaj.

#LIVE – Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Zbulohet skema e manipulimit të Edi Ramës me listat e votuesve, PD bën gati padinë penale për Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë. Alibeaj: Ja 5 shtyllat kryesore të planit të dëshpëruar të Ramës. @Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 30 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY