FOTO/Ndodh e papritura me ciklonin në Greqi, nëntë orët e ardhshme kritike...

FOTO/Ndodh e papritura me ciklonin në Greqi, nëntë orët e ardhshme kritike për vendin

195
0
Shares

Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga cikloni “Ianos”.  Zonat e prekura deri më tani janë Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos.

Cikloni i goditi brigjet greke në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, mirëpo, meteorologët kanë bërë një zbulim të papritur në lidhje me rrugëtimin e tij.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, meteorolohët grekë kanë zbuluar mëngjesin e sotëm se cikloni ka ndërruar itinerar duke mos vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë.

Sipas meteorologëve grekë, cikloni do të vijojë më në jug të tokës greke duke vijuar në zonën e Mesinisë dhe më pas në territorin në perëndim të Kretës.

Ka dëme, por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile.

“Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha Nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini. Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY