PD ngre alarmin: Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, shkak...

PD ngre alarmin: Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, shkak dy veprimet e Ramës

50
0
Shares

Partia Demokratike vëren se Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse sipas tyre,  Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:

1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet
2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës

Albana Vokshi shprehet se konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag. Ajo thote se ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë.

Me AMA dhe AKEP si gjykatat politike, Rama kërkon të gjobisë, shantazhojë, kërcënojë dhe ndëshkojë çdo gazetar që do guxojë të denoncojë korrupsionin galopant apo lidhjet e qeverisë me krimin; do të mbyllë portalet që do të bëjnë transparencë të abuzimeve dhe keqqeverisjes.

Partia Demokratike është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurës. Përpjekjet e qeverisë për të vendosur nën kontroll median online janë të dënueshme, rrezikojnë demokracinë dhe pengojnë rrugën europiane të Shqipëriaë Nga Strasburgu, Parisi, Berlini dhe kudo ka një mesazhi të qartë: drafti qeveritar të mos miratohet”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY