Dënimi i Fran Frrokajt, reagon Bardhi: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike...

Dënimi i Fran Frrokajt, reagon Bardhi: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi

68
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për dënimin e ish-krebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj. Gjykata e Lezhës e dënoi Frrokajn me 4 vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun.

Lidhur me këtë vendim numri dy i demokratëve shprehet se PD është e bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj.

Po ashtu Bardhi thekson se shprehin besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Bardhi shton se Frrokaj do të apelojë vendimin, ndërkohë që i bën thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.  Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY