Rikthimi tek bixhozi/Reagimi i fortë i PD: Lojërat e fatit, biznes i...

Rikthimi tek bixhozi/Reagimi i fortë i PD: Lojërat e fatit, biznes i pisët i Edi Ramës

53
0
Shares

Eksperti për Çështjen Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shkelur premtimin e mbajtur për kazinotë.

“Rama premtoi se do t’i mbyllte lojërat e fatit. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e tyre ai  njofton rihapjen e tyre. Të gjithë e kanë të qartë se ortakëria me krimin e organizuar”, tha Gjata.

Nga selia blu, Gjata u shpreh se në fshehtësi, ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Gjata e akuzon per mashtrim dhe se ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit.

“Pse ky është një biznes i pisët i Edi Ramës? Ja ku i keni faktet që shqetësimi i Edi Ramës nuk janë familjet shqiptare, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin:
Gjatë qeverisjes së tij, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në 4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016, buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave të fatit.

Kjo shpjegon se pse edhe më parë Edi Rama premtoi se do ti mbyllte lojërat e fatit në 2016 dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve të 2017 i shtyu ato edhe 2 vjet ato me gënjeshtrën qesharake se nuk i bindte dot deputetët e tij.

Dhe ja ku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale.
Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve”,-shprehet Gjata.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY