FOTOLAJM/Beqaj e ‘përjashtoi’ nga PS, Bushati shfaqet në Shkodër duke darkuar me...

FOTOLAJM/Beqaj e ‘përjashtoi’ nga PS, Bushati shfaqet në Shkodër duke darkuar me Kim

95
0
Shares

Vizita dy ditore e ambasadores amerikane në Shkoder, përveç takimit me kryetaren e bashkisë dhe vizitave në disa prej objekteve të njohura historiko-kulturore, e ato fetare, ka patur edhe risi.

Mbrëmjen e parë të qëndrimit në kryeqendrën e veriut, Yuri Kim është parë të darkojë me ish- Ministrin e Jashtëm, njëherësh ish-drejtuesin politik të qarkut Ditmir Bushati.

Tv1 Channel ka siguruar ekskluzivisht foton e darkës mes Kim dhe Bushatit, në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Kim dhe Bushati gjatë darkës por kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja amerikane ka lëshuar një deklaratë të fortë për liderët politike në prag të zgjedhjeve, duke u kujtuar atyre se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do garojnë nën flamujt e tyre, deklaratë të cilën e përsëriti edhe dje në Shkodër.

Ndërkaq, qëndrimet e Bushatit pēr dekriminalizimin dhe ngjarjet në Shkodër janë të njohura publikisht.

Nderkaq, ishte Beqaj i cili njoftoi disa dite me pare se Bushati do te ishte pjese e PS, por nuk do te ishte ne drejtimin e ndonje fushate dhe as si koordinator i qarkut ku ai ka qene me heret.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY