Arrestime të tjera në Tiranë, policia jep detajet mbi akuzat

Arrestime të tjera në Tiranë, policia jep detajet mbi akuzat

130
0
Shares

Kapen dhe arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Vihen në pranga dhe 4 drejtues mjetesh.

Policia jep detajet e arestimeve te fundit ne Tirane:

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. B., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. T., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit, Kombinat, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l;

-A. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Vaqarr, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar (endacak);

-F. B., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-A. M., 38 vjeç, pasi në Mëzez, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY