“Shqipëria parajsë për pastrimin e parave”, Alibeaj: Qeveria bashkëpunon me krimin, paraja...

“Shqipëria parajsë për pastrimin e parave”, Alibeaj: Qeveria bashkëpunon me krimin, paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm

50
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria është shndërruar në parajsën e pastrimit të parave nga trafiku i drogës.

Për 4 vite rresht raportet zyrtare të Uashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si “vend kryesor për pastrimin e parave”, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara të Këshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisin se në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.” – u shpreh ai.

Alibeaj thote se shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre se kryeministri në ikje jo vetëm nuk ka në plan të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka shumëfishuar aktivitetin kryesor të pastrimit të parave, dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet dhe në bregdet.

Një sërë ndërtimesh të mëdha në Tiranë; projekte të resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private; një pjesë e mirë e koncesioneve po mbështeten me para të pista dhe janë mekanzima për riciklimin e parave të ardhura nga droga dhe korrupsioni.

Në vend që të luftojë pastrimin e parave, qeveria në ikje e Edi Ramës tentoi të bëjë amnisti fiskale për ligjërimin e parave të pista të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve”,-shprehet ai.

Ish-deputeti shprehet se me Partinë Denokratike në krye të qeverisë së vendit nuk do të ketë amnisti fiskale për krimin dhe për pastrimin e parave të pista të pushtetit të korruptuar.

#LIVE – Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

“Shqipëria parajsë për pastrimin e parave të pista”, PD tregon bashkëpunimin e qeverisë me krimin. Enkelejd Alibeaj: Paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm dhe shtresën e mesme.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 7 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY