Pas mjekëve qeveria premtim për mësuesit, Rama: Po mendojmë rritje financiare, në...

Pas mjekëve qeveria premtim për mësuesit, Rama: Po mendojmë rritje financiare, në buxhetin e vitit të ardhshëm

54
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama vijon me premtimet e tij për rritjen e rrogave ndaj mësuesve, teksa tha se kjo mundësi do të shihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, që përkon në fakt dhe me vitin zgjedhor, ku zgjedhjet parlamentare janë dekretuar të mbahen në 25 Prill.

Rama tha se si për mjekët ashtu dhe mësuesit, qeveria kërkon shpërblim sa më të mirë,  pasi puna e tyre është e jashtëzakonshme.

”Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe mjekëve të rriten pagat dhe kjo mundësi do të shihet që në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Rama, që më tej tha se për mësuesit duhet të ketë vend në Parajsë, në rast se ekziston jeta e përtejme.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1775948719220453

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY