DETAJE/Në pranga 9 persona në Tiranë, mes tyre inxhinierët e firmave ku...

DETAJE/Në pranga 9 persona në Tiranë, mes tyre inxhinierët e firmave ku vdiqën dy punëtorë

125
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar flagrancë 9 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Po ashtu arrestime për shkeljen e rregullave të qarkullimit janë bërë edhe nga Policia Rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • E. H., 37 vjeç, pasi në fshatin Priskë e Madhe, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
  • S. L., 63 vjeç, pasi në rrugën “Besa”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  • D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. S., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l, ka përplasur mjetin me drejtues E. M., 69 vjeç, dhe si pasojë e përplasjes shtetasi E. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

-P. K., 35 vjeç, A. K., 45 vjeç dhe Z. R., 39 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-A. P., 31 vjeç, pasi në Sauk, duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY