Nga tentativa për përdhunim tek vjedhja me dhunë, disa të arrestuar në...

Nga tentativa për përdhunim tek vjedhja me dhunë, disa të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

46
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona gjatë orëve të fundit. Sipas bluve dy prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe një 48-vjeçar, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.R., 31 vjeç, pasi  në rrugën “Isuf Elezi”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-A.G., 39 vjeç dhe F.B., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

-Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë ndalimin e shtetasit R.L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë  Kavajë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY