Ecin hetimet, policia zbulon të dhëna nga telefoni i shqiptares që vdiq...

Ecin hetimet, policia zbulon të dhëna nga telefoni i shqiptares që vdiq në Greqi

261
0
Shares

Autoritetet greke kanë “zbërthyer” telefonin e 16 vjeçares shqiptare Maria Hyseni, e cila u gjet e vdekur pranë një kishe në Trikala të Greqisë.

Autoritetet dyshojnë se ajo kreu vetëvrasje, ndërsa prindërit janë të bindur se ajo është shtyrë nga lartësia.

Siç raporton “Protothema“, autoritetet kanë zbuluar përmes qelizës së kartës SIM se për herë të fundit, telefoni i vajzës është fiksuar nga antenat disa metra larg vendit ku u gjet e vdekur, ndërsa mesazhin e fundit ia kishte dërguar së motrës duke folur për problemet familjare.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur vajza është takuar me një polic me origjinë greke, i cili është konfirmuar se ishte personi i fundit që pati kontakt me të para se të gjendej e vdekur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY