Ç’po ndodh tani me vendet që e kaluan valën e parë të...

Ç’po ndodh tani me vendet që e kaluan valën e parë të koronavirusit, mjeku epidemiolog analizon situatat e fundit

44
0
Shares

Shtetet që kanë kaluar një valë të fortë COVID-i tanimë po përballen me shifra të qëndrueshme infektimesh, e veçanërisht fatalitetesh për shkak të virusit.

Ky është konstatimi i mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, pasi ka analizuar numrat në dhjetë shtete të Evropës, SHBA-në dhe Suedinë.

Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-COV 2. Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja. Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre. Konkretisht,

Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët.

Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. Kujtoj që, në verbërinë e saj,

Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! Holandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo”. Por ky rregull, sipas mjekut, nuk vlen për Shqipërinë, e cila nuk kaloi një valë të parë, pasi zgjodhi të izolohej që në krye të herës.

“Ky ngadalësim nuk vlen për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po të goditeshim nga vala e parë në marsprill”.

Shifrat e qëndrueshme, sipas Alimehmetit, vijnë për disa arsye: përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor, heqja e medikamenteve të dëmshme ose pa efekt, rritja e kapaciteteve spitalore, integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëm, rritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikim dhe trajtim, si dhe përshtatja e virusit me njeriun.

Lista e mësipërme është një sinjal për rrugën që duhet të ndjekë edhe vendi ynë për të vënë në kontroll virusin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY